MENU
klinika

Ekspertët amerikanë sjellin lajme të mira

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

06.06.2020 - 08:05

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, shpjegoi në një konferencë për shtyp të enjten se njerëzit duket se po kontraktojnë virusin më pak dhe rastet duket se janë më pak të rënda se kur pandemia u shfaq për herë të parë në SHBA në fillim të këtij viti.

“Virusi mund të ndryshojë”, ka thënë Yealy. “Disa prova sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar”.

Ai vuri në dukje se UPMC ka trajtuar me sukses më shumë se 500 pacientë me koronavirus që nga muaji mars dhe në javët e fundit më pak pacientë po kërkojnë ventilatorë për t’i ndihmuar ata të marrin frymë.

Gjithashtu, sipas tij, më pak se 4% e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 % e testeve te pacientët asimptomatikë po dalin pozitivë, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.

Zbulimet e mjekëve që virusi mund të ketë zvogëluar fuqinë erdhën disa ditë pasi studiuesit në Itali njoftuan se pacientët atje shfaqnin sasi shumë më të vogla të virusit në sistemin e tyre, në krahasim me mostrat e marra gjatë pikut të krizës në mars dhe prill. Siç shkruan Daily Mail, profesori Alberto Zangrillo, drejtues i kujdesit intensiv në Spitalin San Raffaele të Italisë në Lombardi, shkoi aq larg sa të thotë se virusi ‘klinikisht nuk ekziston më’ gjatë një interviste të dielën në televizionin shtetëror.

Por ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe një sërë shkencëtarësh të tjerë hodhën poshtë shpejt pretendimet e Zangrillo të hënën, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur pohimin se koronavirusi ka humbur fuqinë.

“Për sa i përket transmetimit, kjo nuk ka ndryshuar, për sa i përket ashpërsisë, kjo nuk ka ndryshuar gjithashtu”, citohet të ketë thënë epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove para gazetarëve. Koronavirusi deri më tani ka vrarë afro 386,000 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 6.5 milionë njerëz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!