Ka shkruar në 1,194 numi i personave të prekur me koronavirus në Kosovë.
Gjatë mbrëmjes u regjistrua edhe një vdekje nga kjo pandemi, ku humbi jetën një 71-vjeçar duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.
Aktualisht numri i të shëruarve deri më tani është 884.
“Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.