15.06.2020 - 06:44
Ecuria e kreditimit dha shenja të përmirësimit në muajin prill. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e kredive të reja të dhëna për bizneset dhe individët ishte rreth 16.5 miliardë lekë. Sipas scan, krahasuar me një vit më parë, shuma e kredisë së disbursuar për sektorin privat regjistron një rënie me rreth 15%.
Por, krahasuar me muajin mars, kur shpërtheu epidemia e Covid – 19, shifrat janë në përmirësim të ndjeshëm. Për marsin vlera e kredisë së re kishte qenë vetëm 11.3 miliardë lekë, çka tregon se gjatë prillit huadhënia është rritur me 46%.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situatë kalimtare?
Rritet inflacionin, shtrenjtohen vetëm ushqimet
"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj
Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve
Zbulohet për çfarë diskutuan