MENU
klinika

Seanca plenare

Kryesia e Kuvendit shqyrton sot kërkesën e LDK-së

02.06.2020 - 07:54

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 10:00.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi një ditë më parë ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.

Sipas tij, po sot do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më parë ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat