MENU
klinika

Vizita e parë si i dërguari për dialogun

Lajçak sot në Kosovë

16.06.2020 - 08:33

I dërguari i BE për dialogun Kosovë- Serbi do të vizitojë sot Prishtinën për herë të parë pas ngarkimit me detyrën e re.

Lajçak do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës teksa deri tani vetëm Vjosa Osmani ka konfirmuar takimin.

Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse Lajçak do të takohet me Thaçin, pasi ky i fundit ka thënë se nuk do të ulet në tryezë me të si dhe i ka bërë të qartë që si i dërguar i BE të vijë me të vetmin synim për njohjen e ndërsjelltë Kosovë- Serbi.

Nga ana tjetër më 27 qershor do të ketë një takim në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Serbisë si dhe atyre të Kosovës që do të përfaqësohen nga Hoti dhe Thaçi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat