MENU
klinika

Presidenca gjermane e BE-së

“Makthi” i Merkelit: A do t’ia dalë në këtë sfidë të fundit?

16.06.2020 - 13:27

Angela Merkel do të drejtojë Këshillin e Bashkimit Evropian në një kohë të rritjes së pasigurisë dhe krizës për bllokun në mes të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit dhe përfundimit të bisedimeve të Brexit.

Gjermania do të marrë përsipër mbikëqyrjen e diskutimeve të plota për buxhetin e përbashkët shtatë-vjeçar të ardhshëm, si dhe debatin për fondin e shpëtimit nga COVID-19.

Reiner Hoffmann, kreu i Konfederatës Sindikale Gjermane, këmbënguli se Kancelarja Merkel duhet të “marrë përgjegjësinë” ose të dëshmojë se e ardhmja e Bashkimit Evropian do të vazhdojë të kërcënohet.

DGB-Chef Reiner Hoffmann: "Wir müssen den Gürtel nicht enger ...

Duke folur për France 24, Hoffmann tha: “Është absolutisht e domosdoshme që qeveria gjermane të marrë përgjegjësinë e saj. Duhet të shpenzojë më shumë”.

Hoffmann shtoi: “Kuadri financiar shumëvjeçar do të trajtohet nën presidencën gjermane, dhe duhet të jetë një sukses. Nëse ky është dështim, unë mendoj se Evropa do të rrezikohet dhe kjo nuk është mirë për qytetarët gjermanë, dhe nuk është mire as për qytetarët evropianë.”

Gjermania tashmë është në mesin e atyre vendeve anëtare që do t’ju kërkohet të paguajnë më shumë për shkak të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Propozimet e fundit nga Komisioni Evropian për buxhetin e ardhshëm tregojnë që Berlini do të paguante 42 përqind, sipas gazetës gjermane Die Welt.

Berlini aktualisht paguan 31biliardë € (27.8biliardë)) në vit, por kontributi mund të shkojë në 44biliardë € (39.5biliardë).

Parisi dhe Berlini u mblodhën për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh për të siguruar rajone dhe sektorë të granteveve të BE për të rifilluar bizneset e tyre pas një periudhe të gjatë izolimi.

Gjermania do të marrë Presidencën e Këshillit Evropian, duke vendosur axhendën e bllokut për pjesën përfundimtare të vitit 2020, si dhe 2021 së bashku me Portugalinë dhe Slloveninë.

Kryesia e këshillit pritet t’i ofrojë Kancelarit Merkel mundësinë për të marrë drejtimin në skenën evropiane për herë të fundit pasi konfirmoi në 2017 ajo nuk do të kandidojë për rizgjedhje në 2021.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ Konica.al