Gazetarja e famshme Christiane Amanpour intervistoi shefin e Policisë në Houstone, Art Acaved, në shfaqjen e saj në CNN, i cili i dërgoi një mesazh tronditës presidentit Donald Trump.
“Më lejoni t’ja them këtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, në emër të shefave të policisë së këtij vendi.
Ju lutemi, nëse nuk keni diçka konstruktive për të thënë, mbyllni gojën!”, tha Acaveda.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë akoma një vend ku ka shumë justifikime, ku tolerohet mediokriteti dhe abuzimi policor.
“Nuk ka asnjë justifikim që një oficer policie të vendosë gjurin e tij dhe të mbajë qafën e një njeriu që bën thirrje për mëshirë dhe telefonon nënën e tij.
Nuk ka asnjë justifikim për këtë … Ne jemi me familjen Floyd. Do të qëndrojmë me ta dhe do të marshojmë derisa të marrim drejtësi”, tha Acaveda.
Kujtojmë se, vdekja e George Floyd gjatë arrestimit të tij provokoi protesta në të gjithë Amerikën, ndersa Trump i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë të përdorin metoda shtypëse kundër protestuesve, të cilët ai i quajti banditë.