MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ndiej dridhje të shpeshta në syrin e djathtë… Si shpjegohet?

02.06.2020 - 18:08

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më dridhet shpesh syri i djathtë. Si shpjegohet?

Mjeku:  Kjo çështje e zakonshme shëndetësore është njohur ndryshe me termin tiku i qepallës ose spazma e syrit. Këto spazma zakonisht ndikojnë në kapakun e poshtëm të syrit ose në qepallën e sipërme dhe shkaktojnë dridhje të pavullnetshme të syrit.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në tikun e syrit, ja faktorët më të rëndësishëm:

  • Konsumi i tepërt i kafeinës
  • Konsumi i alkoolit
  • Lodhja
  • Stresi
  • Acarimi i sipërfaqes së syrit ose i qepallave të brendshme
  • Tendosje fizkie
  • Pirja e duhanit
  • Era e fortë etj

Kur tiku i syrit ju ndodh vetëm në raste të rralla, ato nuk janë problematike. Këto tike nuk janë as të dhimbshme as të dëmshme, por kur janë shumë të forta mund të shkaktojnë irritim.

Nga ana tjetër, tiku i syrit mund të tregojë probleme serioze për shëndetin. Në disa njerëz, këto tike vazhdojnë për disa ditë apo javë dhe në këto raste ato nuk janë aspak normale. Tiku i syrit në disa raste mund të jetë shenjë e çrregullimeve të trurit, por kjo ndodh shumë rrallë. Në raste të tilla, kur dridhjet e syrit tregojnë për probleme serioze, ato bëhen shumë të forta dhe shoqërohen me simptoma të tjera si:

Në përgjithësi, tiku i syrit mund të jetë një shkak i rrallë që kërkon kujdes mjekësor. Por rastet kud duhet të konsultoheni me mjekun janë kur:

  • Syri skuqet dhe fryhet
  • Qepalla e sipërme venitet, qëndron më e mbyllur se zakonisht
  • Qepalla ju dridhet shpesh gjatë ditës
  • Spazmat vazhdojnë për disa ditë/javë
  • Spazmat fillojnë të ndikojnë edhe në pjesë të tjera të fytyrës etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.