MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më është bërë gjuha e bardhë dhe kam mungesë oreksi. Ç’mund të jetë?

18.06.2020 - 06:45

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Ju lutem a mund të më ndihmoni për problemin tim. Prej disa kohësh ngjyra e gjuhës më është bërë e bardhë, e ashpër dhe kam mungesë të theksuar oreksi (kam rënë shumë dhe në peshë). Nuk po gjej derman me asnjë lloj ushqimi. Çfarë mund të jetë? Më sugjeroni diçka ju lutem.

Mjeku: Unë do ju rekomandoja të bënit një bilanc biokimik, eko abdominale (kulturë fyti dhe fibrogastroskopi. Janë ekzaminime të cilat nuk kërkojnë shumë kohë. Në përfundim të këtyre ekzaminimeve sigurisht që do të keni një përgjigje të saktë dhe do të mund të merrni mjekimin dhe këshillat e duhura.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.