“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më shqetëson formimi i kisteve. Si ta parandaloj?
Mjeku: Përdorimi i kontraceptieve oral mbron në zhvillimin e kisteve funksional, dhe përdorimi i tyre për 15 vjet ul gjithashtu dhe riskun për kancer të vezores.
-Çdo grua duhet të bëj një ekzaminim gjinekologjik të përvitshëm.
-Gratë me risk familjar për kancer përvec ekzaminimit gjinekolgjik vjetor duhet të matin nivelin e CA125 , si dhe të kërkojnë këshillim gjenetik.
Simptomat
-dhimbje në fund të barkut
-dhimbje gjatë aktit seksual
-crrregullime të ciklit menstrual
-hemoragji jonormale nga mitra
-çrregullime të defekimit
-ndjenjën e fryrjes dhe rëndesës së barkut
-çrregullime të urinimit
-ulje të sasisë së fluksit menstrual
-dhjamosje ose ulje në peshë
-akne në fytyrë
-çrregullime të fertilitetit
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.