MENU
klinika

Reforma Zgjedhore

Mentor Nazarko: Palët gjenden nën “kërcënimin” e ndërkombëtarëve

02.06.2020 - 17:28

Gazetari Mentor Nazarko në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për Reformën Zgjedhore tha se qeveria dhe opozita janë në një debat të egër sepse nuk kanë besim te njeri-tjetri.

Palët e vendosën vetë 31 maj si datën e fundit për të arritur marrëveshje. Opozita dhe qeveria nuk kanë besim tek njëri tjetri. As në Kosovë dhe as në Maqedoni të Veriut nuk kanë debat kaq të egër sa këtu. Ndryshimet duhen 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk jam gazetar sovranist, e shoh me pozitivitet faktorin ndërkombëtar. Moderniznimi i shtetit shqiptar duhen jo vetëm  nga shqiptarët, por edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Ndërkombëtarët duan që kombi shqiptar të mos jetë pas sllavëve në raport me integrimin europian. Opozita e ka të drejtë kërkesën për identifikimin biometrik, që mos të ketë votime familjare”, tha Nazarko.

Mentor Nazarko vlerësoi se Shqipëria sot është mbi 50 përqind opozitë, por thjesht duhet frymëzim për këtë elektorat.

“Opozita do të mund të thoshte po për administrim të zgjedhjeve nga mësues a nga intelektualë. Mund të ketë probleme, por më keq është politizimi i administratës zgjedhore. Ishte një dikuri që na linte pas, pasi kishte policë, kishte njerëz që ishin pranë partive politike. Unë jam me ata kërkesa që janë për depolitizimin e administratës zgjedhore. Kjo heq edhe paratë e pista nga sistemi. Jo vetëm model që kemi BE, por edhe në një shtet si Palestina, administrohen zgjedhjet nga mësuesit. Unë besoj se në Shqipëri ka potencial opozitar mbi 50 përqind, por kjo opozitë nuk frymëzon sa duhet”, u shpreh Nazarko.

Më tej, Nazarko vlerësoi se si pasojë e sistemit politik, Shqipëria është dhe vazhdon të mbetet në vend, duke mos pësuar ndryshime e zhvillime.

“Listat e mbyllura është fenomen negativ i palëve. Shqipëria mungon nga mungesa e garës, por ka status quo. Status quo doo të thotë që nuk ka ecje, por ngecje në vend. Sistemi danez do të ishte një përparim. Mungon gara edhe në politikë, por edhe në ekonomi. Unë mendoj se të dyja palët janë nën kërcënimin e SHBA kryesisht, që të bëjnë përpara në këtë reformë. Do dopja që maxhoranca të japë për opozitën të gjitha kushtet që parashikon ODIHR. Besoj se do të gjendet marrëveshja.  Vetëm presidenti është palë që mund të kundërshtojë maxhorancën, sepse opozitë në parlament nuk ka”, përmbylli Nazarko.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!