MENU
klinika

Vuçiç i prerë

“Nëse kosovarët vijnë në Uashington për njohjen…”

17.06.2020 - 14:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nëse Kosova do të shkojë në Uashington që të negociojë për njohje nga Serbia, atëherë mos të niset fare.

Ndër të tjera në dekaratën për shtyp Vuçiç është shprehur se ende nuk e di se për çfarë do të diskutohet në takimin që do të zhvillohet më 27 qershor në Uashington.

“Nuk pres disa gjëra spektakolare. Pres një bisedë racionale. Këto janë pritjet e mia. Serbia është e vogël për të komanduar në Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe për të thënë se cilat janë interesat e saj, të cilat do t’i mbrojë” tha Vuçiç.

Kjo deklaratë e Vuçiç erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në Uashington do të kërokojë njohjen e shtetësisë nga Serbia.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat