MENU
klinika

Tenisti Rafael Nadal

“Nuk zbres në fushë pa u krijuar kushtet”

03.06.2020 - 16:45

Numri dy i tenisit në botë, spanjolli Rafael Nadal, është në dyshim për të ardhmen e këtij sezoni dhe thotë se nuk ka bërë asnjë plan. “Situata është ende e ndërlikuar prej koronavirusit. Në këto momente e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të kemi besim” – tha tenisti spanjoll.

“Jam mirë. Kam qëndruar 2 muaj i mbyllur në shtëpi i izoluar, por për fat, kam patur me vete pajisjet e nevojshme për të qenë në formë. Kam 2-3 javë që kam rinisur të stërvitem rregullisht, por nuk dua të nxitohem”, – vijoi Nadal për “Stade 2”.

Më tej, spanjolli theksoi: “Nuk dua të dëmtohem, pasi dua të jem gati kur të jetë momenti i duhur dhe të nisin turnetë ndërkombëtarë. Në çdo turne, përfshi edhe Roland Garros, do të luaj vetëm nëse do të jenë kushtet e nevojshme për të marrë pjesë. Në këtë moment, prioritet është shëndeti”.