MENU
klinika

"Koronavirusi klinikisht nuk ekziston më"

OBSH reagon pas deklaratës së mjekut italian që pushtoi rrjetin

02.06.2020 - 09:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë hodhi poshtë zërat se koronavirusi është duke humbur fuqinë e tij.

Ditën e diel, një doktor në Itali deklaroi se ka shenja se virusi është bërë më pak vdekjeprurës.

Profesori, Alberto Zangrillo, kreu i njësisë së terapisë intensive në spitalin “San Raffaele” në Lombardi u shpreh se “koronavirusi klinikisht nuk ekziston më”.

Por një sërë mjekësh reaguan për këtë deklaratë, përfshirë ekspertë të OBSH, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur këtë ide.

“Për sa i përket transmetueshmërisë nuk ka ndryshuar, mund të them të njëjtën gjë dhe për ashpërsinë”, u shpreh epidemiologjistja e OBSH, Maria Van Kerkhove.

Alberto Zangrillo, drejtor i Kujdesit Intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, gjatë një interviste dje në televizionin Italian tha se “koronavirusi nuk ekziston më klinikisht” dhe se “është e mundur që ai të zhduket përgjithmonë”.

Zangrillo tha gjithashtu se një studim i bërë nga drejtori i Institutit të Virologjisë, Profesor Clementi, së bashku me Universitetin Emory të Atlantës, ka treguar se testet e tamponit të kryer në dhjetë ditët e fundit kanë treguar se ngarkesa virale është ulur.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!