MENU
klinika

4 oficerë policie qëllohen me armë, 10 persona humbin jetën

Përshkallëzohet protesta që po ‘gëlon’ në SHBA

02.06.2020 - 10:26

Sipas departamentit të policisë së këtij qytetit, 4 oficerët e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për gjetjen e autorëve.

Vdekja e afroamerikanit Goerge Floyd ka shkaktuar një zemërim mbarëkombëtar në SHBA për dhunën e ushtruar nga policia. 46 vjeçari humbi jetën gjatë arrestimit nga policia e Minneapolis pasi kishte përdorur një kartëmonedhe false 20 dollarësh në një dyqan.

Autopsia private për vdekjen e tij tregoi se Floyd kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Ndërsa një tjetër incident u shënua në Buffalo, ku dy oficerë policie u goditën nga një makinë.

Aktualisht protestat kundër racizmit po “gëlojnë” në SHBA ndërkohë raportohet se ka shkuar në 10 numri i personave që kanë humbur jetën.

Bëhet me dije se dy persona janë qëlluar për vdekje në protestën që po zhvillohej në Cicero, Illinois, në afërsi të Chicago-s. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

“Kanë qenë persona nga jashtë që kanë hyrë në Cicero. Të vetmet të shtëna që janë dëgjuar kanë qenë nga këta nxitës të jashtëm, që nuk janë banorë të Ciceros”, lajmërojnë autoritetet.

Por si ka reaguar Presidenti Donald Trump ndaj këtyre trazirave?

Së fundmi ai u shpreh se do të dislokojë ushtrinë për të shuar protestat e dhunshme.

“Ne kemi vendin më të madh në botë. Ne do ta mbajmë atë të sigurt. Të gjithë amerikanët me të drejtë u trishtuan dhe u revoltuan nga vdekja brutale e George Floyd-it. Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar.

Viktimat më të mëdha të trazirave janë qytetarët paqedashës në komunitetet tona më të varfra dhe si President i tyre, unë do të luftoj për t’i mbajtur ata të sigurt. Unë do të luftoj për t’iu mbrojtur”, tha Trump.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!