Vetëvendosje e shtrin nismën “Duam zgjedhje” edhe jashtë Kosovës. Qendra e Lëvizjes në Britaninë e Madhe do të fillojë të mbledhë firma për peticionin “Duam Zgjedhje”.
Njoftimi u bë përmes një postimi në “Facebook”. Duke bërë të ditur edhe adresat e sakta se ku do të mund të nënshkruhet peticioni, LVV në Britani bëri të ditur se kjo iniciativë po ndërmerret sepse ka interesim të madh të bashkatdhetarëve për të nënshkruar këtë peticion.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Britani të Madhe edhe nesër hapë pikat për nënshkrimin e peticionit #DuamZgjedhje. Për shkak të interesimit të lartë nga bashkatdhetarët, ne kemi vendosur që edhe nesër të jemi në këto pika më poshtë për të pranuar nënshkrime për peticionin”, thuhet në njoftim.