Partia Socialiste ka uruar qeverinë Hoti në Kosovë, përmes kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla.
Balla ka uruar Kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Tëitter numri dy i PS-së, Balla i ka uruar punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah me Shqipërinë drejt BE.
Urimet më të sinqerta @Avdullah Hoti dhe Lidhjes Demokratike @IsaMustafaKS Punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah në rrugën e integrimeve evropiane. Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit