MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse më dridhet kapaku i syrit?

18.06.2020 - 06:46

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Pse më dridhet kapaku i syrit?

Mjeku: Dridhja e qepallës, ose siç njihet në gjuhë shkencore myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Zakonisht tiku nervor lidhet me situatat stresuese, lodhjen ose pagjumësinë, por që është jo shqetësuese, pra kalon. Pacienti mund të marrë lubrifikant për qetësimin e pjesës së jashtme të syrit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.