MENU
klinika

"Mirënjohje ambasadorëve"

Rama: Reformën mund ta bënim pa pritur asnjë lloj konsensusi

04.06.2020 - 12:47

Kryeministri Edi Rama tha se Reformën zgjedhore mund ta bënim pa pritur asnjë lloj konsensusi nga ata që e braktisën Kuvendin.

Gjatë fjalës që mbajti në parlament, Rama gjithashtu i shprehu mirënjohje ambasadorëve, që po bëjnë arbitrin mes partive përsa i përket reformës zgjedhore.

“Po e nis me reformën zgjedhore, jo nga rëndësia, por besoj se mes këtyre dy cështjeve, pika duhet vënë tek e dyta sepse shkon përtej debatit të përditshëm dhe të zakonshëm dhe ngre disa shqetësime serioze.

Pa dashur që të bëj histori të gjatë, sjell në kujtesën tuaj, se pas zgjedhjeve të 2017 ne jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë të zgjedhjeve të cështjes së elektronikës dhe nëse duam kolegët që sot janë jashtë sallës të angazhoheshin sepse sistemi kërkon kohën e vet për t’u vënë në përdorim dhe këtu kujtoj që asnjëherë në asnjë rast dhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, palët politike në vend, ODHIR nuk ka qenë entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, e shikon me skepticizëm nuk e inkurajon për integritetin dhe transparencën për një mijë e një arsye, për kërcënimet potenciale, vende si Gjermania e konsiderojnë si anti-kushtetuese dhe porosit që të futet me faza dhe jo e gjitha menjëherë.

Synimi ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe t’i jepnim një mundësi të gjithëve atyre që ta kishin në dispozicion edhe teknologjinë prandaj kemi bërë një studim që kam folur edhe publikisht, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë ekspertimimi konkret, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi për të parë reagimin ndaj teknologjisë dhe për të pasur një ide të qartë, si dhe sa mund të përdoret dhe nga gjithë puna, kemi arritur që futja e teknologjisë në një sistem ofline për të mos lejuar penetrime dhe hakerime që mund të shkatërrojnë procesin është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që kemi dhe kështu ne bëmë të gjithë përpjekjen tonë, që të fillonim me zgjedhjet lokale me 1 projekt pilot ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe të nxirrnim konkluzionin dhe shtrirjen e sistemit.

Nuk ndodhi, pasi axhenda e opozitës ishte dhe mbetet tjetër dhe ndërkohë koha vrapon. Jemi në metrat e fundit para një vendimi me rëndësi në Bruksel ka një të mirë kjo e keqe që tregon se pavarësisht se ne mund ta bënim në mënyrë të njëanshme, mund të gjenim votat në këtë parlament pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën. Ne nuk e bëmë dhe i shtymë afatet duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e të gjitha mjeteve. Në shumë vende reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, kush ka votat e bën atë që është më e arsyeshme.

BE përherë të parë ndërhyn për një sistem apo Kod zgjedhor. Kjo falë të gjithë baltës dhe sherrit nga pala që nuk është këtu sot duke përdorur lidhjet e saj. Në draftin e Bundestagut gjerman dhe pastaj të përfshirë nga KE, në variantin e parë ishte konsensus dhe është hequr pikërisht për të mos lejuar asnjë palë që të marrë peng zgjidhjen dhe është vendosur një korrnizë të qartë, ku palët nuk mund të dalin nëse nuk duan të dalin për vullnetin e tyre, asnjëra nuk mund të detyrojë tjetrën për të mos dalë nga rekomandimet e OSBE-së. Në draftin e Bundestagut thuhej një reformë mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-së, miratuar në parlament. Kjo bazë votohej në parlament kur dikush tenton ta bllokojë jashtë parlamentit. Ne preferuam që të durojmë.

Edhe pse puna e bërë me ekspertët ishte evauruese në raport me rekomandimet, ne nuk erdhëm në fund të vitit të shkuar në parlament për ta votuar, pasi e konsideruam më të rëndësishme që të prisnim për konsensusin, një shpresë që nuk e kam pasur asnjëherë, dhe unë e di pse, sikur e dimë shumica e shqiptarëve. Megjithatë preferuam që të presim, pastaj u vendos afati 31 maji, por nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq që në vitin 2020, politika shqiptarë ka nevojë akoma për ambasadorë që të hyjnë në mes, që të bëjnë përkthyesin shqip shqip për të lehtësuar procesin e komunikimit.

Kjo është një gjë që tregon stadin adoleshent, të politikës shqiptare dhe të liderëve që nuk kanë kurajon që për gjëra që janë në interes të përbashkët për vendin. Një fatkeqësi që tregon shumë dhe nuk i kam kërkuar unë ambasadorët dhe nuk i kërkoj unë ambasadorët, por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur për të shmëbyer opinionit. Ne e pranuam dhe u jam mirënjohës ambasadorëve, që bëjnë arbitrin, ping pong. Mbetet me vlerë fakti që diskutimet bëhen me dëshmitarë dhe kur të tjerët, që marrin email”. ” tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!