MENU
klinika

Pritet konfirmimi

Rëndohet bilanci, ndërrojnë jetë edhe dy pacientë në Kosovë

23.06.2020 - 07:05

Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se dy vdekjet janë regjistruar në orët e pasdites, ndërsa për njërin nuk është ende e sigurt nëse ka vdekur nga koronavirusi.

“Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19. Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 47 raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse 22 persona janë shëruar.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat