MENU
klinika

Heqja e reciprocitetit

SHBA riaktivizon fondet për rritjen e ekonomisë së Kosovës

07.06.2020 - 07:21

SHBA duket se ka filluar riaktivizimin e fondeve dhe programeve për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit nga qeveria e re e Avdullah Hotit ndaj Serbisë.

Një agjenci e pavarur qeveritare e SHBA, Milenium Challenge Corporation informon se ka rifilluar zbatimin e programit të saj për të rritur ekonominë e Kosovës duke ulur edhe varfërinë.

Po ashtu ajo bën me dije se e mirëpret reflektimin e Kosovës, ndërkohë mediat vendase zbulojnë se kjo agjenci amerikane kishte ndërprerë programin kur Albin Kurti, ish- kryeministri i Kosovës vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat