MENU
klinika

Kufizime emigrantëve për punë

Shqipëria dhe Kosova penalizohen nga BE

28.06.2020 - 12:17

Duke nisur nga viti i ardhshëm, shtetasit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të jenë të kufizuar lidhur me emigrimin për qëllime pune drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Kriza e koronavirusit ka sjellë rritjen e papunësisë, kështu që BE po mendon t’i japë fund rregullores 5-vjeçare e cila emigrantët e Ballkanit Perëndimor të ushtrojnë ligjërisht profesionet e tyre për nevojat e tregut europian.

Nga partia CDU-CSU është kërkuar zgjatja me dy vite e rregullores aktuale e cila skadon këtë vit.

Propozimet e tyre megjithatë parashikojnë më pak se 15 mijë persona nga Ballkani Perëndimor që mund të emigrojnë në Gjermani për qëllime pune pas kësaj periudhe.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të Bundestagut për gazetën gjermane “Velt am Zontag”, pandemia e ka rënduar mjaft ekonominë e vendit duke e çuar me 600 mijë numrin e të papunëve në një vit, ndaj kufizimet për emigrantët nga Ballkani janë bërë të detyrueshme.

Rregullorja për Ballkanin Perëndimor u prezantua pesë vite më parë duke lejuar punonjësit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia apo Bosnjë-Hercegovina që të emigrojnë ligjërisht në Gjermani nëse dispononin një ofertë pune edhe pa pasur profesion.

Shumë prej tyre punësohen në sektorët e ndërtimit, infermierisë apo kateringut, dhe në gjysmën e rasteve në pozicione më të specializuara.

Por nga momenti i krizës së koronavirusit në muajin mars, Berlini raporton se numri i të papunëve me shtetësi të huaj është rritur ndjeshëm me gati 24%.