MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta reduktojmë tharjen e duarve?

13.06.2020 - 10:40

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund ta reduktojmë tharjen e duarve?

Mjeku: Tharja e duarve është problematikë e dimrit. Ky fenomen prek shumicën e njerëzve. Ajo çka ne si mjekë dermatologë rekomandojmë, është hidratimi i duarve disa herë në ditë. Ky hidratim mund të bëhet edhe me vazelinë të thjeshtë ose me kremra që përmbajnë glicerinë, oksid e zinku, ure etj. Këto produkte qetësojnë skuqjen, tharjen, djegien, dhimbjen dhe pruritin.

Lëkura në vetvete përmban mikrobe që quhen saprofite dhe në momentin që ajo acarohet, kruhet, mund të gjakoset ose të krijojë ragade dhe për pasojë ndodh që të marrë edhe infeksione të cilat mund të jenë bakteriale ose mikrobike