MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta parandaloj urthin?

01.06.2020 - 09:18

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta parandaloj urthin?

Mjeku: Shmangni ushqime të caktuara
Limitoni ushqimet që lidhen me urthin: ushqimet acidike, të yndyrshme apo pikante, çokollatat, alkoolin dhe pijet e gazuara. Mund të ketë edhe ushqime të tjera që mund t’ju shkaktojnë urth. Ndjeshmëria ndaj ushqimit ndryshon nga petrsoni në person. Kur përjetoni refluks, shënoni se çfarë keni ngrënë, në mënyrë që të identifikoni se cilat ushqime janë të mira për ju e cilat jo.

Hani vakte më të vogla
Një stomak shumë i mbushur shton gjasat që acidi do të shtyhet në ezofag, kështu që duhet të hani vakte më të vogla dhe të pushoni mes kafashatave, përtypuni mirë në mënyrë që të ngadalësoni marrjen e ushqimit dhe t’i jepni kohë stomakut për tretjen. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe të humbisni peshë, që sipas studimeve mund të reduktojë riskun për GERD.

Mos u shtrini direkt pasi keni ngrënë
Prisni rreth tre orë pas një vakti që të shtriheni. Kur qëndroni në këmbë ose të ulur (por jo të shtrirë), graviteti nuk e lejon acidin e stomakut që të ngrihet deri në ezofag.

Pushoni dhe qetësohuni
Stresi dhe ankthi stimulojnë çlirimin e hormoneve që e bëjnë ezofagun më të ndjeshëm ndaj simptomave të GERD. Bëni gjumë të mjaftueshëm, mungesa e gjumit lidhet me simptoma më të rënda.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.