MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të parandaloj gurëzat?

28.06.2020 - 11:20

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të parandaloj gurëzat?

Mjeku: Njerëzit mund të parandalojnë formimin e gurëzave duke i larë dhëmbët tre herë në ditë.

Furça duhet të jetë me fije të buta, si dhe duhet të ndërrohet cdo 3 muaj.

Gjithashtu, përdorimi i fillit intradental të paktën një herë në ditë do të mbajë gingivat e pastra. Është e rëndësishme të përdoren shplarës oral, si: kloreksidina dhe listerina, pasi shplarësit oralë ndikojnë direkt mbi pllakën bakteriale.

Për të parandaluar në kohë shfaqjen e dëmtimeve të parikthyeshme dhe për të lejuar mishrat e dhëmbëve të rikthehen në gjendjen e tyre normale, këshillohet që një herë në gjashtë muaj të bëhet pastrimi i gurëzave tek dentisti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.