MENU
klinika

Brenda 10 ditëve shpallen fituesit

Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi

23.06.2020 - 10:40

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) në datën 19 qershor 2020 ora 24:00 mbylli aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët.

Fondi mbështetës që iu vjen në ndihmë fermerëve për vitin 2020 është 743 900 000 lekë, ndërkohë në total janë vlerësuar si aplikime të rregullta 7 653 fermerë dhe kjo konsiderohet si një nga shifrat më të larta që AZHBR ka administruar ndonjëherë gjatë këtyre viteve.

Në një njoftim për shtyp AZHBR informon , se me përfundimin e kontrollit administrativ të dokumenteve që gjenerohen online , AZHBR shpall brenda 10 ditëve punë, listën e aplikantëve të kualifikuar me vizën e financimit dhe dokumentet plotësuese, sipas masës përkatëse, në faqen zyrtare të saj www.azhbr.gov.al.

AZHBR njofton se, të gjithë aplikantët mbi vijën e financimit, përfshirë edhe ata me mangësi në aplikim, sipas evidentimeve në listat e shpallura, kanë afat deri më 17 korrik 2020, të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në Agropikën më të afërt, në zyrat qendrore të AZHBR-së ose me postë në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha” nr 56, Tiranë.