MENU
klinika

Ende kufizime për qytetarët shqiptarë

Sot rinisin fluturimet nga aeroporti i Rinasit për rezidentët në BE

22.06.2020 - 08:10

Duke nisur nga dita e sotme rihapen fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.

Në njoftimin e TIA bëhet e ditur se udhëtimet do të jenë vajtja dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence.

TIA i bën thirrje udhëtarëve të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e sotme janë:⠀⠀
✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano
✈Albaëings – Tiranë – Bari dhe kthim
✈Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim
✈Albaëings – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈Albaëings – Tiranë – Firence dhe kthim

Për ditën e sotme është parashikuar edhe rinisja e transportit detar. Edhe kjo vlen vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nisjet nga Shqipëria ende të kufizuara, lejohen vetëm ata që…"

Rifillojnë fluturimet/ TIA jep detajet për udhëtimet nga këto vende