MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Tani që hyn vera, vuaj nga myku i këmbës. Si ta shmang?

03.06.2020 - 12:07

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Tani që hyn vera, vuaj nga myku i këmbës. Si ta shmang?

Mjeku:  Këshilla është që ta parandalojnë mykun pa u shfaqur ai, në momentin që ti nuk e ke bërë dhe kanë filluar të shfaqen shenjat e sipërpërmendura atëherë është mirë të drejtohesh te një mjek dermatolog, për të bërë ekzaminimin e duhur të sëmundjes dhe të marrë mjekimin e duhur. Arsyeja që duhet të vijë të mjeku është pasi sëmundja mjekohet sipas fazës, pasi sëmundja ka disa faza, ndryshe mjekohet fazën parë , ndryshe fazën e dytë dhe kështu me radhë.
Për profilaksinë e mykut, që sëmundja të mos shkojë në ekstremet e saj, ajo që duhet të bëhet për parandalimin e mykut është higjiena në radhë të parë, çdo njeri duhet të lajë këmbët . Në rast se do shikojmë shenja të djersës mund të përdori solucionone kundër djersës. Për këtë janë të këshillueshme solucioni i kastelanit dhe i betadinës. Në këtë rast në një farë mënyrë i paraprin sëmundjes.
Këpucët më të këshillueshme janë sandalet, këpucët me vrima dhe përdorimi i çorapeve të pambukut. Pasi sintetiket janë armiku i lëkurës, pasi duke mos u ajrosur lëkura krijohet hiperdjersitje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.