11.06.2020 - 08:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë vetëm një kryenegociator për dialogun me Serbinë.
Thaçi tha se nuk është në garë me kryeministrin e ri Avdullah Hotin për këtë gjë por do të plotësojnë njëri- tjetrin. Po ashtu Presidenti i Kosovës tha se roli i tij në rrafshin ndërkombëtar është i përcaktuar në Kushetutë dhe këtë nuk e ndryshon njeri.
Nga ana tjetër Avdullah Hoti më parë ka bërë të qartë dy gjëra sa i përket dialogut mes dy vendeve. E para që do jetë ai kryenegociator nga Kosova, dhe se në të nuk përfshihet çështja e shkembimit të territoreve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
'Territori nuk diskutohet!"