Ndërsa pritet arritja e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, e negociuar me ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca dhe Duncan Norman i Mbretërisë së Bashkuar në selinë e PD-së ka lëvizje.
“Topi” sic ka deklaruar edhe ambasadorja amerikane është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.
E ndoshta për të marrë vendimin final opozitareët janë takuar sërish. Teksa ora shënon 18:05 minuta i mandatuari i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili po zhvillon në këto momente një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Takimet mes Vasilit, Bylykbashit e Bashës kanë qënë të shpeshta gjatë këtyre ditëve.