MENU
klinika

"Mënyra më e shëndetshme për të lëvizur"

Veliaj: Do të ngremë Akademinë e Biçikletave

02.06.2020 - 15:00

Veç shtimit të rrjetit të korsive të biçikletave, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe edukimin e fëmijëve për mënyrat ekologjike të transportit dhe promovimin e lëvizjes me biçikletë në qytet. Në Ditën e Biçikletave, kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua dhjetëra vogëlushëve, që po mësojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën e posaçme të krijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Veliaj tha se shumë shpejt do të hapet edhe “Akademia e Biçikletës”, e cila synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Muaji qershor u është kushtuar fëmijëve. Kemi jo vetëm parkun “Rinia” dhe parqet e tjera, por edhe hapësira të tjera publike, të cilat do të kthehen në funksion të fëmijëve. Në bashkëpunim me APR-në, Policinë Bashkiake dhe miqtë e biçikletave në Tiranë do të hapim akademinë e dyrrotakëve; ajo ka ekzistuar në mënyrë periodike, por tani do të jetë permanente, me emrin ‘Akademia e Biçikletës’. Po mësojmë biçikletën edhe në çerdhe e kopësht me rrotat ndihmëse, por duam që, për këdo që nuk e di biçikletën dhe ka dëshirë t’i bashkohet revolucionit të biçikletave, mund të vijë çdo fundjavë”, tha Veliaj.

Në këtë hapësirë të vegjlit do të kenë mundësi çdo fundjavë të mësojnë biçikletën. “Do të kemi një hapësirë pranë sheshit “Nënë Tereza”, ose këtë hapësirë midis Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ose tek sheshi “Italia”, i cili në fakt tashmë është kthyer në sheshin e biçikletave, si një hapësirë fantastike ku të gjithë çamarrokët e Tiranës mësojnë dyrrotakët, për të pasur një qytet më të shëndetshëm”, u shpreh ai.

bicikleta konica.al

Kryebashkiaku tha se kjo periudhë na tregoi edhe njëherë se jemi të aftë për të ndryshuar stilin e jetesës. Ndaj, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin për distanca të shkurtra biçikletën, jo vetëm si mjet ekonomik dhe i shpejtë lëvizjeje, por edhe i shëndetshëm. “Makinën do ta përdorim për të shkuar në Durrës ose në periferi, por për distancat e vogla, tani që janë bërë korsi biçikletash pafund, përdorimi i tyre është mënyra më e shëndetshme për të vijuar jetën në Tiranë. Covid-19 na mësoi se ‘Po’, ne dimë të disiplinohemi kur bie një epidemi, dimë ta ruajmë higjienën, dimë ta ruajmë distancën, por na mësoi që e kemi vetë në dorë ta mbajmë natyrën pastër. Zgjidhja është kjo: ose marmitë, që prodhon karbon dhe helm për fëmijët e këtij qyteti, për distanca të panevojshme ose të përdorim transportin ekologjik, në këmbë ose me biçikletë. Edhe Policia Bashkiake po transformohet me makina elektrike, por tek hapësirat publike përdoren dyrrotakët”, theksoi ai.

Veliaj falenderoi djemtë dhe vajzat e qytetit, që nuk merren me dogma politike, por përqafojnë menjëherë të bukurën dhe të mirën. “Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, nuk janë cinikë, nuk janë dyshues, nuk merren me dogma politike; kur e shohin një gjë të bukur dhe të mirë, e përqafojnë, ndaj besoj se e ardhmja është e tyre”, nënvizoi ai.

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, tregoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!