MENU
klinika

SHBA bllokim vize gjyqtares

Vetingu fundos Fatmira Hajdarin, i zbulohen…

16.06.2020 - 08:04

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka fundosur gjyqtaren e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari. Kjo e fundit doli ditën e djeshme në një seancë dëgjimore para trupës gjyqësore të përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja për tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionit. Por KPK i zbuloi Fatmira Hajdarit parregullsi të shumta në lidhje me pasurinë.

Ndonëse ILDKPI i ka dorëzuar Komisionit raportin e deklarimit të pasurisë, që sipas tyre nuk rezulton me konflikt interesi dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Por KPK i nxori zbuluar luksin dhe pasurinë që gjyqtarja e Apelit zotëron. Sipas Komisionit, Hajdari nuk ka deklaruar 887m2 truall në 2013-2015. Po ashtu, ajo ka në zotërim tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total të cilën nuk e ka deklaruar pranë ILDKPI. Gjithashtu ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën veting. Në KPK konstatoi se Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar as fillimin e punimeve, investimin në një godinë 5 katëshe dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve.

KPK vuri në pah se gjyqtarja e Apelit ka filluar një ndërtim 10 katësh pa leje në vitin 2012 dhe e ka përfunduar në 2014. Ky ndërtim sipas Komisionit është ndërtuar në një truall që nuk është në pronësi të tyre. KPK deklaroi se mungon informacioni në lidhje me të ardhurat. Ka blerë dy makina “Mercedez Benz” 53 mijë euro dhe 19.800 euro. Fatmira Hajdari ka marrë borxh nga motra 20 mijë euro, por nuk e ka deklaruar. Ka fshehur apartament me sipërfaqe 126 m2, marrë tek shoqëria I.shpk.

Bllokimi i vizës

Ndërkohë që KPK i nxori Fatmira Hajdarit se SHBA i ka revokuar vizën. Relatorja Çiftja tha se vizat nuk ishin deklaruar si të revokuara dhe se Hajdari e kishte mohuar në pjesën e formularit për pastërtinë e figurës në të cilin pyetej nëse i ishte refuzuar hyrja në ndonjë vend të BE apo Aleancës së Atlantikut. Sipas relatores, DSIK kishte përcjellë fillimisht një raport pozitiv për Hajdarin, por pasi Komisioni kishte gjetur revokimin e vizave në pasaportën e Hajdarit, ky raport ishte ndryshuar.

Çiftja tha se Hajdari nuk kishte thënë të vërtetën në formular ndërsa në raportin e dytë DSIK doli në përfundimin se ajo kishte kryer “mosdeklarim, fshehje dhe kishte plotësuar me pavërtetësi formularin”. Nga ana e saj relatorja vuri në dukje deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë për revokimin e vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar”, thuhet në deklaratën e bërë më 26 janar, ditë kur edhe Hajdari thotë se ka dorëzuar formularin. Aty po ashtu thuhet se vendimi i revokimit ishte bërë para procesit të vetingut. Hajdari tha se nuk e dinte për revokimin më 26 janar.

Ndërhyrja e Komisionerit Publik

Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili ndërhyri vetëm një herë në fund të seancës ndaj Hajdarit, vuri në dukje pikërisht problemet me lokalin. Në një parashtrim të gjatë Jacobs, ironizoi se kishte lexuar dosjen e Hajdarit të dielën pasdite duke anuluar planet e tjera, ndërsa tha se mes shumë elementësh e kishte lexuar atë në një kënd të ndryshëm nga ekspertët duke shtruar pyetjen “Pse”.

Jacobs tha se një lokal në Qytetin Studenti i marrë me qira nga djali i Hajdarit, Kiri në vitin 2009, i kushtonte familjes vetëm në kosto qiraje dhe këstesh kredie 3.5 milionë lekë, ndërsa kishte deklaruar një xhiro nga 2 deri në 3 milionë lekë që nuk mjaftonte as për të mbuluar këto shpenzime. Ai tha se nga këto llogari biznesi ishte i dështuar. Ironikisht, Jacobs tha se nuk e dinte pse dhe si “një dështim ekonomik i tillë u shit për 168 mijë euro”. Jacobs po ashtu vuri në dyshim edhe një kredi të marrë nga Hajdari dhe i biri për të vënë në punë lokalin. Vendimi i KPK për Fatmira Hajdarin do të shpallet në datën 18 qershor.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!