MENU
klinika

Reforma Zgjedhore

VOA: Bisedimet morën kthesë të fortë në mbëmje vonë

04.06.2020 - 07:09

Fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka mbetur tanimë opozitës, ndërsa shumica, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim, bëri të gjithë lëshimet e kërkuara. Nga residenca e saj ku palët për dy ditë me radhë zhvilluan bisedimet, në prani dhe të ambasadorit të Bashkimit europian Luigi Soreca dhe atij britanik Duncan Norman, ambasadorja Kim ishte e drejtpërdrejtë mbrëmjen e së mërkurës, kur tha se opozita duhet t’i thotë “PO” asaj që e quajti “një marrëveshje shumë të mirë”. Zoti Basha reagoi menjëherë duke u shprehur se “ka mbetur një çështje pa zgjidhur” dhe se opozita “do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”.

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje morën një kthesë të fortë në mbrëmje vonë. E mërkura ishte përcaktuar si një afat fundor nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, amerikanë dhe europianë të cilët në dy ditë u angazhuan drejtpërdrejtë për arritjen e një rezultati.

Përfaqësuesit e palëve bën një shkëputje rreth orës 19.00 duke shkuar drejt selive respektive për konsultimet e fundit, ndërsa pritej që të hidhnin firmën për marrëveshjen. Por ndërsa përfaqësuesi socialist Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, u rithyen në rezidencën amerikane, kjo nuk ndodhi me dy homologët e tyre të Partisë Demokratike dhe LSI-së, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët mesa duket kërkuan më shumë kohë, përtej orëve të mbetura të mbrëmjes

Por ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila së bashku me ambasadorin e Bashkimit europian Luigi Soreca dhe atë britanik Duncan Norman, ngjan se ishin të vendosur t’i qëndronin angazhimit për përmbylljen e marrëveshjes brenda së mërkurës. “Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë”, deklaroi ajo para gazetarëve duke mbajtur në dorë një tekst të shtypur. “Është një marrëveshje që mund ta verë Shqipërinë në mënyrë të vendosur në rrugën e anëtarësimit në BE. Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR, por që mund të përfaqësojnë një hap përpara për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”.

Ambasadorja shpjegoi se “në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të japë. që të fitojë Shqipëria. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli mund të fitojë akoma më shumë”, duke saktësuar se “çdo palë dha, por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet ata kanë privilegje dhe përgjegjësi më shumë që të jepnin më shumë se të tjerët, dhe në fakt ata e bënë. Përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje”.

Ambasadorja Kim, e shoqëruar nga dy homologët e saj europianë, bëri të ditur se “ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që mund ta verë Shqipërinë në mënyrë të vendosur në rrugën e anëtarësimit në BE”. Sipas saj, teksti “përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR-i, por që mund të përfaqësojnë një hap përpara për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”.

Ambasadorja amerikane nënvizoi më pas se “tani është koha për opozitën, për Partinë Demokratik, për mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët, dhe të thonë “PO” për popullin shqiptar, të thonë “PO” për Shqipërinë në Europë.Topi është në fushën e tij. E ardhmja është në duart e tij”, theksoi ambasadoja amerikane duke bërë në këtë mënyrë përgjegjëse opozitën, nëse marrëveshja përfundimisht do të dështojë.

Nga selia e partisë së tij, zoti Basha reagoi shkurt duke lënë të hapur mundësinë e marrëveshjes. “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, deklaroi zoti Basha, ndërsa u shfaq me një pamje të qetë, por duke evituar të jepte detaje të tjera./VOA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!