MENU
klinika

"Nëse konsensusi nuk arrihet...."

VOA: Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, kufiri i patolerueshëm…

03.06.2020 - 07:13

Thuajse 9 orë bisedime në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, në praninë e saj dhe të ambasadorëve të Bashkimit europian, Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesit të OSBE-së, nuk kanë mjaftuar as të martën që të arrihet një marrëveshje për Reformën zgjedhore. E mërkura duket të jenë lënë si afati i fundit. Kufiri i patolerueshëm duket se është vendosur këtë herë me zë të lartë, dhe janë respektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Kufijtë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kjo është ajo që Këshilli europian po i kërkon Shqipërisë që të bëjë”, tha në përfundim të takimit në mbrëmje, ambasadori i BE-së Luigi Soreca. Kjo nuk do të thotë se palët nuk mund të marrin në konsideratë edhe zgjidhje e propozime shtesë, nëse gjejnë gjuhën e përbashkët, por ato nuk duhet të kthehen në një pengesë. Këtë e bëri të qartë ambasadorja Kim.

“Qëllimi ynë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHR në mënyrë që ajo të jetë anëtare në BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODHIR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika që shkojnë përtej rekomandimeve, nuk arrihet atëherë palët duhet të heqin dorë nga këto kërkesa”, nëvizoi ambasadorja Kim.

Në ndryshim nga më parë përfaqësuesit politik shqiptarë nuk bënë komente. Mbetet e paqartë se në çfarë pikash janë hedhur hapa përpara, dhe cilat janë çështjet ende të hapura. “Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve i është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë”, tha ambasadorja amerikane. Ambasadori Soreca foli për një qasje konstruktive mes palëve. “I ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër.

Të mos e shpërdorojmë këtë impuls, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadori Soreca. “Këshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje më të mira herën tjetër”, deklaroi ambasadori britanik Duncan Norman.

Të tre diplomatët vunë theksin të ndikimi që marrëveshja për reformën zgjedhore pritet të ketë për procesin e integrimit europian të vendit dhe vendimet që Brukseli do të marrë së afërmi. “Shqipëria, aleati dhe miku ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë.

Sikurse jeni në dijeni, BE-ja ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”, theksoi ambasadorja amerikane. Ndërsa ambasadori i BE-së vuri në dukej se “shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë”, deklaroi zoti Soreca./VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrimi i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit…

Palmer takohet me Yuri Kim

"Reforma po përparon, anëtarët do marrin...."

Reagon ambasadorja e SHBA pas mbledhjes së Këshillit Politik


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!