MENU
klinika

Si do emërohet zv.kryetari nga Kuvendi?

Zbardhet drafti/ Zgjidhet ngërçi për zgjedhjen e kreut të KLSH

05.06.2020 - 08:25

Parlamenti është angazhuar seriozisht që të zgjidhë ngërçin për të zëvendësuar kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas letrës që Kuvendi i çoi Presidentit për të propozuar emrin për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gazeta “Panorama” mëson se maxhoranca ka përgatitur edhe një draftligj për zëvendësimin e kryetarit aktual, Bujar Leskaj.

Në projektligjin që pritet të dorëzohet në Kuvend, parashikohet shfuqizimi në ligjin aktual të normativës që mban ende në detyrë Bujar Leskajn, deri në zgjedhjen e pasardhësit. Maxhoranca propozon shtimin e postit të zëvendëskryetarit të KLSH-së.

“Kuvendi, me propozim të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, emëron zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit”, kërkon të sanksionojë maxhoranca në ligjin organik të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përmes një dispozite tranzitore në ligjin për funksionimin e KLSH-së, socialistët ia delegojnë Komisionit të Ekonomisë kompetencën për të emëruar zëvendëskryetarin.

“Komisioni për Ekonominë dhe Financat, brenda 15 ditëve vijuese i propozon Kuvendit kandidaturën që do të komandohet në postin e zëvendëskryetarit të KLSH-së dhe do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e emërimit dhe plotësimit të vakancës së kryetarit të KLSH”, vijon më tej draftligji.

Drafti pritet që të diskutohet në komisionet parlamentare dhe më pas të përcillet në seancë plenare për t’u votuar. Do të duhen 84 vota në Kuvend, për t’i hapur rrugë shtimit të një posti të ri në Kontrollin e Lartë të Shtetit, çka do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit me Presidentin e Republikës, të cilit i janë refuzuar tri kandidatura. Me votimet e bëra deri më tani për ligje që kanë dashur shumicë të cilësuar, maxhoranca ka dëshmuar se i ka votat e nevojshme, pasi shumë prej deputetëve të opozitës parlamentare i janë bashkangjitur në shumë nisma ligjore.

NGËRÇI

Ndonëse kanë kaluar dy vite që nga mbarimi i mandatit të kryetarit aktual të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj vijon ende të qëndrojë në krye të këtij institucioni, edhe pse i ka dërguar një letër Presidentit ku shprehet se nuk do të kandidojë sërish. Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Presidenti në këto tri vite ka propozuar tre emra për kreun e radhës të KLSH-së, por të tre u rrëzuan nga Parlamenti.

Propozimi i parë ishte Vitore Tusha, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese aktualisht, pas tij, Meta propozoi Bahri Shaqiri, ish-kreu i SHISH-it dhe më pas paraqiti në Kuvend Petraq Milo, i cili aktualisht është këshilltar i Presidentit.

Por të tre këta emra u rrëzuan nga Kuvendi dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë emri i radhës që do të çojë Meta, ose nëse do të zgjidhet ngërçi me anë të kësaj nisme ligjore që ka paraqitur maxhoranca socialiste. Projektligji pritet që të kalojë brenda këtij sesioni parlamentar për t’u diskutuar në Komisionet parlamentare dhe më pas të shkojë në seancën plenare për miratim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!