MENU
klinika

Nga Kaon Serjani

6 lajme të rreme të gazetarëve për ngjarjen e Kombinatit

07.07.2020 - 12:55

Nga Kaon Serjani

Lajmi i rremë Nr. 1: Pothuaj të gjitha mediat raportuan se familja Josifi kishte bërë vetëvrasje kolektive për t’u ringjallur.

E vërteta: Blerta (motra e mbijetuar) në dëshminë e saj tha: “nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë.”

Pra, qëllimi i nënës dhe të mbijetuarës nuk ka qenë aspak të vdisnin, por të luteshin dhe të agjëronin për ringjalljen e Anisës. (Është çështje tjetër nëse ky ishte veprim i drejtë apo jo, apo për sa kohë duhet ta bënin këtë, por duket se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që të vrisnin veten, siç thanë mediat. Të heqësh dorë nga ushqimi si formë agjërimi dhe të heqësh dore nga ushqimi për të vdekur nuk janë aspak dy gjera të njëjta).

Lajmi i rremë Nr. 2

Mediat thanë fillimisht se sipas motrës së mbijetuar, Anisa kishte hequr dorë e para nga ushqimi për t’u vetëvrarë sepse donte të ringjallej.

E vërteta: Blerta në dëshminë e saj thotë se përpara se të hiqte dorë nga ushqimi, Anisa ishte pushtuar nga kriza nervore. Nga kjo dëshmi, është më tepër e mundur që shkaku që ka çuar në mosushqyerjen e Anisës është depresioni. Dhe për ata që njohin depresionin e dinë se ky veprim jo gjithmonë është i vullnetshëm. Gazetarët u nxituan serish.

Lajmi i rremë Nr. 3

Mediat thanë se Zhaneta (e ëma) u vetëflijua për të ndjekur të bijën në ringjallje.

E vërteta: Sipas dëshmisë së Blertës, “Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej.” Që do të thotë se Zhaneta nuk është vetëvrarë me dashje, por duke mos u ushqyer mirë, ka mbërritur aty.

Lajmi i rremë Nr. 4

Mediat thanë se Dëshmitarët e Jehovait nxisin vetëvrasjen sepse predikojnë ringjalljen.

E vërteta: Të gjitha bashkësitë fetare tradicionale shqiptare predikojnë ringjalljen dhe e kanë bërë këtë që nga fillimi i ekzistencës së tyre: Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Vëllazëria Ungjillore, Bashkësia Islame dhe Bektashizmi. Nga ana tjetër, predikimi i ringjalljes në pothuaj të gjitha rastet nxit tek njerëzit dëshirën për të përballuar me dinjitet vështirësitë e kësaj jete, dhe jo të vetëflijohen.

Lajmi i rremë Nr. 5

Mediat thanë fillimisht se familja Josifi ishte frekuentuese e Dëshmitareve të Jehovait. Disa ditë më vonë mediat thanë se hetimet marrim drejtim tjetër dhe se familja kishte qenë, në fakt, frekuentuese e Kishës Ungjillore.

E vërteta: Blerta tha në dëshminë e saj që, pavarësisht se ato i kishin provuar të mësipërmet, kishin vite që nuk frekuentonin asnjë grupim fetar duke shtuar “për të gjetur vetë rrugën te Zoti.” Nga kjo e fundit, është e dukshme se ato kanë zhvilluar një interpretim të besimit që duket se nuk përputhet me besimet ekzistuese, dhe ndaj duket se i kanë braktisur ato. Unë besoj se kjo i shpjegon veprimet e çuditshme në lidhje me trupin e motrës së vdekur. Mediat dolën serish gabim duke etiketuar grupimet fetare.

Lajmi i rremë Nr. 6

Mediat nxituan të përdorin fjalën “sekt” për Kishën Ungjillore, të njëjtën fjalë që përdoren edhe për Dëshmitarët e Jehovait.

E vërteta: një sekt quhet një rrymë fetare që ka devijuar nga mësimi tradicional i krishtërimit, dhe shikohet si heretik nga grupimi kryesor.

Për shembull, ungjillorët, ortodoksët dhe katolikët nuk janë sekte, sepse këto bashkësi i përmbahen mësimit tradicional të krishtërimit në lidhje me doktrinat kryesore të besimit, të tilla si: Hyjnia e Krishtit, Hyjnia e Shpirtit të Shenjtë, Triniteti, vdekja shlyese e Jezusit dhe ringjallja e tij në trup.  Ndërsa, Dëshmitaret e Jehovait nuk besojnë asnjë nga këto, ndaj vetëm këta të fundit shikohen si heretik nga bashkësitë tradicionale. Edhe këtu mediat dhanë një lajm të rremë.

Kjo ngjarje po tregon edhe njëherë se edukimi i gazetarëve (i shumicës) në çështjet fetare është një urgjencë kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk mund të imagjinohet ajo që ndodhi në Tiranë”!

Mediat greke raportojnë ngjarjen në Kombinat

“Java nis me vranësira, por…”

Ja çfarë do t’i shqetësojë pushuesit në bregdet!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!