MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikojnë çrregullimet e ciklit në mbetjen shtatzënë?

27.07.2020 - 10:55

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndikojnë çrregullimet e ciklit në mbetjen shtatzënë?

Përgjigjet mjeku: Të gjitha problemet e çrregullimit të ciklit kanë shumë arsye dhe shkaqe. Cikli nuk është gjithmonë i rregullt dhe fiks. Thuhet në literaturë se duhet të jetë çdo 28 ditë, por nuk është rregull absolut. Në mjekësi nuk ka rregulla absolute. Çdo femër ka aborti shtatzenendërtimin e veçantë të organit të saj dhe në përgjithësi të organizmit të saj, ndaj themi që çdo person është një individ që nuk ka lidhje me një individ tjetër.

Dy veta nuk i gjen dot njësoj. Kjo bën që edhe personin ta shikosh si një individ krejt të veçantë.

Edhe cikli menstrual nuk është i njëjtë tek të gjitha femrat. Ka cikle që janë 3-javore. Shpesh vijnë femra dhe ankohen që u vjen cikli 2 herë në muaj. Por shumë nga këto femra nuk e dinë saktësisht sesi matet cikli. Cikli matet nga dita e parë e njërit cikël, tek dita e parë e ciklit tjetër. Dhe jo siç ndodh rëndom që i masin ditët nga dita e e fundit në ditën e parë. Deri në 3 javë quhet cikël normal. Megjithatë, mund të vijnë edhe 1 javë përpara apo një javë mbrapa. Një muaj mund ta kesh 28 ditë, një muaj 30 ditë. Rrallë gjen femra që ciklin ta kenë të përcaktuar 28 ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.