Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020, u dominua në masën 67.1% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.9% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), 89.09% e të gjitha transaksioneve të tregut të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020, flasin për një dominim të transaksioneve “blerje në tregun primar” dhe “shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 46.02% dhe 38.43% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun e titujve të Qeverisë, për periudhën janar-qershor 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.54% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.