MENU
klinika

Rrezikohet ndeshja e Champions

Anglia vendos karantinën, City-Real në dyshim

26.07.2020 - 14:40

Edhe sporti nuk po gjen qetësi pas ripërhapjes së koronavirusit. Së fundmi ka vënë në risk një ndeshje si ajo e Champions league mes Manchester City dhe Real Madrid, ku do të përcaktohet cerekfinalisti, teksa ndeshja e parë në mars përfundoi 1-2 për anglezët.

E gjithë kjo për shkak se në Spanjë po rritet në mënyrë të frikshme numri i të infektuarve dhe Anglia ka vendosur të aplikojë sërish karantinën 14-ditore për njerëzit që futen nga ky shtet.

Kështu, ndeshja e shtatë gushtit është vënë në rrezik, ndërsa pritet një prononcim zyrtar për mënyrën se si do të veprohet me ndeshjen e kthimit të 1/8-tave. UEFA kërkon që t’i shkojë deri në fund Champions League, teksa është hedhur edhe shorti deri në finale.