MENU
klinika

Japonia, me pak vdekje nga Covid-19

Arrihet akordi, Lojërat Olimpike me tifozë

30.07.2020 - 12:39

Lojërat Olimpike të Tokios, të shtyra për në verën e vitit 2021, mund të zhvillohen në prani të një “numri të kufizuar të spektatorëve” për shkak të pandemisë koronavirus. Drejtori i komitetit organizativ i Olimpiadës së Tokios, Toshiro Muto, ka diskutuar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe presidentin Thomas Bach rreth kësaj çështje.

Në parim është arritur akordi që në Lojërat Olimpike të planifikuara nga 23 korriku deri në 8 gusht 2021 të ketë tifozë. Muto nuk dëshiron që Olimpiada të zhvillohet pas dyerve të mbyllura, duke menduar për një numër të kufizuar të spektatorëve, të distancuar natyrisht për të shmangur çdo përhapje të Covid-19.

Ndërsa të gjithë atletët do të testohen gjatë mbërritjes, madje pa u nisur akoma do t’u kërkohen që të jenë testuar fillimisht në vendet e origjinës. Kreu i komitetit organizativ të Lojërave të Tokios është optimist se do të hiqen të gjitha kufizimet në Japoni deri në verën e ardhshme.

Sa i përket zbulimit të një vaksine të aprovuar, Muto tha se do të ishte një avantazh i madh jo vetëm për Olimpiadën, por për mbarë njerëzimin, por vaksina nuk është kusht për zhvillimin ose jo të Lojërave Olimpike. Deri më tani Japonia ka pasur një shpërthim relativisht të vogël të koronavirusit, me 1 mijë humbje dhe me rreth 32 mijë raste pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN