MENU
klinika

Hoti kthehet nga Brukseli

“Asnjë kompromis me Serbinë! Vetëm njohje reciproke!”

18.07.2020 - 06:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli për në Kosovë për të folur për takimin me Vuçiçin në Bruksel.

Ai ka thënë se Presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta por në të kundërt kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës.

Për më tepër Hoti garantoi që nuk do të ketë asnjë kompromis por vetëm për njohje reciproke. Madje ai shtoi se Kosova kësaj radhe nuk do të braktisë tryezën e dialogut derisa të arrihet marrëveshja.

“Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke”, tha Hoti në emisionin Pressing.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat