Ka rezultuar një ndeshje më e vështirë nga sa ishte menduar, por gjithsesi, Atalanta fiton 1-0 në shtëpi me Bologna-n dhe rimerr vendin e dytë në Serie A. Ishte ndeshja e parë e javës 35-të dhe bergamaskët duhet të presin për këtë pozicion.
Pjesa e parë ishte e luftuar, kishte aksione në të dy krahët, por goli mungoi. Në 36’ vijnë dy kartonë të verdhë për trajnerët, Gasperini dhe Mihajlovic. Më pas gjyqtari largon nga pankina Gasperinin me të kuq. Mbyllet e para pa gola.
Goli ka vendosur takimin erdhi në 63’ nga Muriel. Më pas vendasit rrezikuan shumë, pasi lanë shumë hapësira, ndërsa në kundërsulm Atalanta nuk ishte vrastare. Gjithsesi, 3 pikë me vlerë për bergamaskët, që mbeten të pamposhtur që kur rifilloi kampionati.