MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi/ ''Jam i ngopur me marrëzitë e tyre”

Pse shqetësohet Vuçiç për pikën doganore?

04.07.2020 - 11:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që e ka dhënë të premtën pas takimit që ka pasur me kreun e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën, lidhur me “një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit”.

Vuçiq është pyetur për këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp që e ka mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”.

Kreu i shtetit serb e ka cilësuar si një marrëzi.

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiç. Ai ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke ritheksuar edhe një herë që s’ka ndërmend ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, ka thënë Vuçiq, raporton “b92.net”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat