12.07.2020 - 08:16
Sot në orën 10 pritet që të rinisë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare.
Përmes një video konference të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të zhvillohet takimi i parë i një niveli të lartë të dialogut që nga vitit 2018.
Kryeministri Avdullah Hoti në Kosovë dhe President Aleksandër Vucic në Serbi do të komunikojnë në distancë qëndrimet e dy shteteve të tyre.
Dialogu do të udhëhiqet nga Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčák.