MENU
klinika

Serie A, Java 37

Dopietë e Ibras, Immobile “prek” dy “Këpuca të Arta”

29.07.2020 - 20:36

Spektakël në javën e parafundit të Serie A. Milan ka mundur në transfertë 4-1 Sampdorian dhe ka shkuar një pikë larg vendit të pestë të renditjes, që mbahet nga Roma, që do të luajë sot në mbrëmje kundër Torino-s.

Protagonisti i sdës së luajtur në Ferraris ka qenë Zlatan Ibrahimovic, autor i dygolave dhe asistit për Calhanoglu. Goli tjetër i kuqezinjve është shënuar nga Leao. Milan së bashku me Atalantën janë skuadrat e vetme në Serie A që nuk janë mposhtur pas rifillimit të futbollit.

Fiton edhe Lazio, që ka mundur 2-0 në shtëpi Brescia-n e rënë nga kategoria dhe mban hapur garën me Atalanta-n dhe Inter-in për vendin e dytë. Shkëlqen Immobile, i cili ka dhënë asistin për golin e parë të skuadrës së tij dhe ka shënuar të dytin, i 35-ti për sulmuesin italian në këtë sezon të Serie A. Immobile shkon në 5 gola para Ronaldos.

Për sa i takon luftës për mbijetesë, Lecce ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Udinese-s që e mban në lojë për të siguruar qëndrimin në Serinë A në javën e fundit të kampionat. Rivalja e drejtpërdrejtë e puljezëve, Genoa, është mundur 5-0 në fushën e Sassuolo-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN