MENU
klinika

‘Mbani maska në hapësirat publike’

Drejtori i Policisë paralajmëron gjoba për qytetarët

13.07.2020 - 09:30

Drejtori i përgjithshëm i Policisë në Kosovë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar ndëshkim ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

“Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

Po ashtu, ka njoftuar se aktualisht janë 73 raste aktive me COVID-19 në Polici, derisa 224 pjesëtarë janë në vetizolim. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi dje se janë regjistruar edhe 216 raste të reja me koronavirus pas testimit të 493 mostrave.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat