MENU
klinika

Kosovë/ "Shifrat reale janë rreth dhjetëfish më të larta”

Eksperti austriak: Gjysma e popullsisë është e infektuar

28.07.2020 - 08:16

Franz Allerberger, udhëheqësi i Departamentit për Mjekësi Humane brenda Agjencisë austriake për Siguri të Ushqimit (AGES) vlerëson se shkalla e të infektuarve me koronavirus në shtetet si Kosova dhe Bullgaria shkon në rreth 50 për qind.

Ai nuk u beson shifrave zyrtare të shteteve të Ballkanit, pasi që shifrat reale janë “rreth dhjetëfish më të larta”, ka thënë për të përjavshmen austriake, “Profil”.

Sipas analizave të AGES-it, numri i të infektuarve në Austri lidhet në masë të konsiderueshme me ata që vijnë nga shtetet e Ballkanit ose Turqia, raportojnë mediat austriake.

Rreth kësaj, Allerberger i ka thënë të hënës agjencisë austriake të lajmeve APA se “popullsia lokale e Wuhanit apo Ischglit e kishte pasur këtë shkallë të infektimit (43 për qind, sipas testeve serologjike në Ischgl)”.

Sipas shifrave të “Complexity Science Hub” (CSH) në Vjenë, Bullgaria deri më tani ka regjistruar rreth 10.400 të infektuar, Rumania 45.000, Serbia 23.700, Mali i Zi 2.800, Shqipëria 4.800, Maqedonia e Veriut 10.000, Bosnja 10.000 dhe Kosova 7.100.

Shkaku i sezonit të pushimeve, Qeveria në Austri ka lëshuar paralajmërime për shtetet e Ballkanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat