MENU
klinika

"Edhe në tre javët në vijim do të kemi…"

Eugena Tomini: Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë”

26.07.2020 - 19:51

Përhapja e Covid-19 në komunitet ka bërë që të preken edhe 20-vjeçarë. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se për shkak të agresivitetit të virusit, edhe të rinjtë kanë përfunduar në spital, madje edhe duke u ndjekur me oksigjen.

“Kemi një zgjerim të fashës të moshës së prekur tek 20, 30 dhe 40 vjeç. Prekja e kësaj grupmoshe ka shfaqur raste me simptomatikë të ashpërsuar, raste që kemi në intubim që janë të grupmoshës 25-30 vjeç”.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë se deri në mes të Gushtit, Shqipëria do vijojë të regjistrojë raste të shumta më koronavirus. Vetëm pas kësaj data pritet të kemi një ulje të kurbës së infeksionit.

“Sipas të gjitha projeksioneve dhe përllogaritjeve që nga ana stastistikore dhe staticienët e ISHP kanë përcaktuar, parashikohet që edhe në dy tre javët në vijim do të kemi të njëjtin trend të rritur të rasteve të konfirmuara covid pozitiv”.

Një nga masat e cila sipas specialistëve do të reduktojë numrin e personave të infektuar është detyrimi për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në ato vende ku nuk mund të ruhet distancimi fizik./Tv Klan

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!