15.07.2020 - 08:17
Një njoftim i shpërndarë në qytetin e Prishtinës, i cili apelon për mbajtjen e maskës, po terrorizon qytetarët.
Sipas mediave vendase, ‘njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për vendosjen e maskës mbrojtëse, është pritur keq nga qytetarët.
“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.
Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.
Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritet ta hetojnë këtë rast./Gazeta Express