Qeveria ka gati planin e punësimit për të gjithë qytetarët që kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë.
Shpërthimi i koronavirusit detyroi qeverinë shqiptare të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme me 10 mars deri me 23 qershor të 2020, ku shumë qytetarë u larguan nga puna për shkak se bizneset u mbyllën për një afat kohor dy muaj. Bizneset ende nuk e kanë marrë veten, shumë njerëz ende kanë mbetur të papunë edhe me hapjen e ekonomisë, prandaj qeveri publikuar dje vendimin ku thuhet se, kush ka dalë i papunë për shkak të krizës nga Covid-19, mund të bëhet pjesë e programit të qeverisë për t’u punësuar në sektorin privat.
Sipas këtij programi, paga minimale do të mbulohet nga shtetit edhe për të punësuarit në privat, por nëse kontratat e punës nënshkruhet për1 vit atëherë shtetit do të mbuloj vetëm derdhjen e sigurimeve për këtë afta kohor.
“Paga minimale në shkallë vendi 26 mijë lekë do të subvencionohen nga shteti për 2 muaj nëse kompania punëson me kontratë 4-mujore punëkërkuesin dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punësuarit për gjithë periudhën. Për programin 8-mujor të punësimit subvencionimi nga shteti i pagës minimale do të jetë për 4 muaj dhe të kontributeve për gjithë periudhën. Nëse lidhet kontratë 1-vjeçare punësimi, shteti merr përsipër të subvencionojë vetëm kostot e sigurimeve të detyrueshme për 12 muaj”, thuhet në vendim Kështu personat e dalë të papunë për muajt 10 mars deri më 23 qershor, duhet të jenë të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës.
Sakaq punëkërkuesi mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program të punësimit. Për t’u bërë pjesë e programit të punësimit punëdhënësi duhet të plotësojë disa kritere, siç janë të jetë i regjistruar si shoqëri tregtarë, të mos ketë shkelur ligjin e punësimit përpara shpalljes të pandemisë, vendi i punës i financuar nga ky program, duhet të vijë si rezultat i rritjes së fuqisë punëtore në aktivitetin e punëdhënësit, të mos ketë detyrime ndaj tatimeve etj.
Vendimi thekson s; punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19; punëkërkuesi, pjesëmarrës në programet sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohet, dhe se një punëkërkues mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program.